Zarubica elozhe Shqipërisë, Laçi e kalon Iskrën

Sulmuesi malazez i Laçit Dejan Zarubica ka rrëfyer në detaje për “vijesti.me” jo vetëm situatën vetjake dhe progresin që po bën Shqipëria në futboll por dhe për anët pozitive të skuadrës së tij bardhezi.

Sulmuesi 29 vjeçar thotë se kurbinasit janë favortitë absolutë për të kaluar përpara. Në ‘Elbasan Arena’ (7 korrik) dhe në ‘DG Arena’ (14 korrik) dy sfidat e Conference League

Zarubica e ka veshur për pak muaj fanellën e Iskra Danilovgrad në sezonin 2017-18.

Zarubica:

“Kam luajtur për Iskran dhe ruaj disa kujtime të bukura. Dikush do të duhet të eliminohet, por nëse duhet zgjedh si lojtar profesionist, atëherë nuk ka sentimentalizëm, zgjedh Laçin,” – thotë Zarubica, i cili e njeh mirë kundërshtarin e ardhshëm. Ndeshja e parë do të luhet më 7 korrik, në Elbasan, e kthimit është shtatë ditë më vonë, në “DG Arena”, në Podgoricë.

Laçi, favorit: “Iskra ishte në rrethin e skuadrave që donin këtu si kundërshtar. E di që nuk do të jetë e lehtë, i njoh futbollistët e Iskras, por duam të shkojmë më tej, edhe pse nuk do të doja të flisja me kaq shumë siguri. Shpresojmë ta fillojmë mirë.

Vjet u numdëm në ndeshjen e parë përballë Podgorciës, por tani luajmë në shtëpi dhe jam i sigurt se gjithçka do të jetë ndryshe. Shorti është shumë i favorshëm, më i favorshëm se sezoni i kaluar”, shton Zarubica.

12 muaj më parë Laçi arriti në raundin e 3-të në Conference League, një sukses i madh për këtë skuadër, e udhëhequr nga Zarubica, i cili shënoi golin e kualifikimit kundër Universitateas së Craiovas.

“Ne u eliminuam në raundin e 3-të nga Anderlechti dhe jam i sigurt se do të kishte qenë shumë më e vështirë për belgët nëse do të ishim të kompletuar. Na mungonin disa lojtarë dhe kur nuk keni të gjithë ekipin kundër skuadrave të tilla, atëherë diferencat janë të mëdha.

Kam dhënë një pasim për gol kundër Podgoricës, shënova ndaj Universitateas, asistova në rastin e golit ndaj Anderlechtit. Uroj që diçka e tillë të më ndodhë përsëri, – tha sulmuesi 29-vjeçar, i cili gjithashtu pati një fillim fantastik të kampionatit shqiptar sezonin e të kaluar. Shënoi tetë gola, ishte golashënuesi më i mirë i Superiores, por u ndal nga një lëndim.

“Bëra një pushim për tre muaj, u ktheva në fund të sezonit dhe shënova dy gola të tjerë, por më e rëndësishmja është se arrita të rikuperohem. Kërkoj të arrij formën më të mirë përmes përgatitjeve, besoj se do ta gjej”.

Laçi përforcime për sezonin e ri…

“Si gjithmonë, ka pasur largime, do të ketë prurje të reja, por sezoni ishte rraskapitës, ne luajtëm mbi 50 ndeshje. Në kampionat arritëm të dytët, si dhe luajtëm në finalen e Kupës”.

Zarubica do të qëndrojë edhe një sezon në Shqipëri.

“Kam edhe një vit kontratë dhe po e kaloj shumë mirë në Shqipëri. Superiore është e fortë, po përparon me shpejtësi sidomos në infrastrukturë. Është futur sistemi VAR dhe mendoj se do të bëhet gjithnjë e më e fortë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!