Shehu nis me fitore, Vidzev mund kampionët e Leh Poznan

Mesfushori tiranas i Vidzev Lodz, Julian Shehu, i dha mesazhe të qarta trajnerit të tij që në debutim.

Në tetsin e sotëm në fushën e skuadrës kampione në fuqi të Leh Poznan, ish-mesfushori i Laçit mori notë maksimale në triumfin 1-2.

Shehu u hodh në pjesën e dytë por numri 15-të befasoi jo pak të pranishmit me paraqitjen e bërë në debutimin absolut në Poloni.

Pas ndeshjes Shehu u intervistua nga klubi teksa tha:

Juljan Shehu:

“Nuk ishte një lojë e lehtë – në fund të fundit, ne luajtëm me kampionin e Polonisë. Jemi përgatitur në mënyrë solide javën e fundit dhe pas këtyre stërvitjeve intensive sot kemi performuar shumë mirë. Ndoshta ka qenë pak vapë sot, por këto janë kushtet në të cilat garonin të gjithë lojtarët, ndaj nuk mendoj se ka ndonjë ndikim në rrjedhën e lojës.

Jam pritur mjaft mirë në dhomën e zhveshjes së Vidzew – u mirëprita ngrohtësisht nga kolegët e mi të rinj.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!