Vllaznia, shorti e vendos përballë Universitateas

Kuqeblutë nisin seancat stërvitore. Përpos të larguarëve sot mungoi edhe mbrojtësi Mevlan Adili.

Vllaznia-Universitatea Krajovë do të përballet në raundin e dytë të Conference League. Shorti i ka vënë kuqeblutë përballë ish rivales së Laçit edicionin e kaluar teksa bardhezinjtë i eleminuan rumunët në dy takime 1-0 dhe 0-0.

Alternativat e tjera për ekipin shkodran ishin fituesi i çiftit Dinamo Tbilisi (GEO) / Paide Linnameeskond (EST), BATE Borisov (BLR), Kairat Almaty (KAZ) dhe Maccabi Tel-Aviv (ISR).

I pranishëm në Nion të Zvicrës ishte edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri. Ndërkaq edicionin e kaluar Vllaznia kaloi në turin e parë të Conference League, Shiroki Brijeg të Bosnjë -Hercegovinës. Në raundin e dytë Vllaznia u eliminua nga Ael Limasol me rezultatin e përgjithshëm 2-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!