Vllaznia blindon Hakajn dy vite kontratë…

Të gjithë donin ta përpinin por Vllaznia dhe presidenti Xhaferi shfaqen të vendosur për ta mbajtur Esin Hakajn në ‘rozë’.

Sipas një postimi të fundit nga klubi Vllaznia, mbrojtësi i linjës së majtë ndër më të dalluarit në rolin e tij, do të jetë i lidhur me skuadrën e qytetit të tij edhe për dy edicione të tjera.

Njoftimi:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka zgjatur bashkëpunimin edhe me një tjetër protagonist të suksesit të para pak ditëve, fitimit të Kupës së Shqipërisë.KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Esin Hakaj për të qenë pjesë e skuadrës tonë edhe për dy sezonet e ardhshme, natyrisht me dëshirën e mirë për të arritur të tjera suksese me fanellën kuqeblu.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!