Zyrtarizimi/ Musta dhe Sherri te Egnatia

Egnatia aktive në merkato. Pasi afroi Edlir Tetovën si trajner dhe largoi Artur Maganin dhe portierin Klevis Hasanbelli, sot klubi nga Rrogozhina ka zyrtarizuar dy afrime të reja.

Ata janë Emiljano Musta dhe portieri Alen Sherri.

Musta:

“Klub Futboll Egnatian njofton se ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë Emiljano Musta, cili pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi.”

Sherri:

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka nënshkruar për dy sezone me portierin e talentuar Alen Sherri. Shkodrani pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!