Tçuameni prezantohet te Reali

Tani është zyrtare: Aurelien Tçuuameni është një lojtar i ri i Real Madridit. Këtë e ka bërë të ditur klubi spanjoll me një deklaratë zyrtare:

“Aurélien Tchouaméni (Rouen, 27/01/2000) është lojtar i ri i Real Madridit. Mesfushori 22-vjeçar vjen nga Monaco”.

Një goditje për të tashmen dhe për të ardhmen e Real Madrid. Francezi duket se ka përcaktuar praktikisht të ardhmen e jetës. Sot e prezantoi vetë presidenti i skuadrës 14 herë fituese të Ligës së Kampionëve Florentino Perez.

Në fjalën e tij ndër të tjera ish lojtari i Monakos tha:

“Kjo është një ëndërr, të bëhem pjesë e klubit më të mirë në botë. Do të punojmë shumë për të fituar më shumë trofe, të rritim historinë e këtij ekipi.

Është ë e vërtetë që kisha mundësinë që të zgjedhja por kur mësova se ishte i interesuar Reali, nuk kisha dyshime për asnjë sekondë. Dua të lë shenjë në historinë e futbollit dhe nuk ka ekip më të mirë për ta bërë një gjë të tillë se Real Madrid” /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!