Australia në Botëror

Në sfidën play off te luajtur sot në Katar mes Austarlisë dhe Perusë, fiuesi erdhi vetem pas goditjeve te penalltive. ‘Kanguret’ pas 0-0 në 120 minuta, fituan 5-4 duke realizuar ëndrrën për të qene ata në Boteror.

Në Botërorin “Katar 2022” si bileta e 31-të shkon pikërisht Australia, që kaloi Perunë në play off pas goditjeve të 11-metërshave (5-4).

Në 120 minuta loja (koha e rregullt plus shtesat nga 15 minuta) përfunduan pa gola duke bërë që ekipi i 31-të të përcktohet nga ruleta ruse e penalltive.

Peruja gaboi në serinë e tretë dhe të gjashtë të penalltive, ndërsa ‘Kangurët’ dështuan vetëm në gjuajtjen e parë. Në fund, Australia falë pritjes së portierit Endru Redmajne ia doli të shkruajë emrin te Botërori i Katarit (5-4).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!