Perez fiton Çmimin e Madh të Monakos

Meksikani i Red Bull Serxhio Perez fiton Çminin e Madh të pistës qytetase të Monakos.

Pas një shtyrje nga orari zyrtar për shkak të shiut, gara e sotme e F1 nisi me startin e Sharls Leklerk nga pole position i cili pas shpine kishte shokun e skuadrës Karlos Sainz.

Më pas dy makinat e Red Bull me Sexhio Perez i treti dhe Maks Verstapen i katërt.

Pas tre orëve garë në principatë, fiton meksikani Perez i cili nuk përmbahet duke u përlotur fill pasi del nga makina. Red Bull me Perez në ‘guidë’ shfytëzoi një gabim të Ferrarit në në pit stop që gjithësesi ngjiti në vend të dytë spanjollin Karlos Sainz. Vendi i tretë i takoi Maks Verstapen.

Leklerk mundi të përfundonte vetëm i katërti, pas një pit stop të dytë duke përfunduar pas Red Bull-it të dytë të Maks Verstapen.

Ndërkaq mjaft e frikshme përplasja e makinës HAS e drejtuar nga Mik Shumaker. Ajo u nda në mes por fatmirësisht piloti nuk përsoi asgjë.

Mbërritja në Monako

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!