Tçuameni drejt Realit, kosto marramendëse…

Te ‘galaktiket’ pritet të afrohet edhe braziliani Gabriel Zhezus

Një goditje për të tashmen dhe për të ardhmen. Real Madrid e ka përcaktuar praktikisht ardhjen e Aurelien Tçuameni. Siç raporton The Athletic, klubi spanjoll ka arritur një marrëveshje verbale me Monakon me klubin nga Principata që ka kartonin e futbollistit të lindur në vitin 2000.

Kostoja totale e operacionit shkon mbi 100 milionë euro: sigurisht një shifër shumë e lartë, por që i mundëson Realit të sigurojë një nga mesfushorët më interesantë në të gjithë skenën e futbollit botëror.

Ndërkohë, Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi të ri pas refuzimit të Mbapesë i cili qëndroi te PSG me një rinovim faraonik.Sipas The Sun, në kastin e merengue është rikthyer edhe emri i Gabriel Xhezus, brazilianit që u largua nga Siti pas ardhjes së Erling Haland.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!