E shpartalloi Gjerogjia, Bullgaria heq trajnerin

Humbi 2-5 me Gjerorgjinë për Ligën e Kombëve, trajneri i Bullgarisë Yasen Petrov dha dorëheqjen nga posti i trajnerit.

“Nuk kam të drejtë morale të qëndroj. Ne do të ndahemi këtu. Unë marr të gjitha përgjegjësitë”, tha Petrov për televizionin publik BNT pas ndeshjes së djeshme.

Petrov ishte në krye të Bullgarisë që nga janari i vitit 2021. Georgy Ivanov do ta zëvendësojë përkohësisht atë në krye për dy ndeshjet e ardhshme jashtë skuadrës, më 9 qershor kundër Gjibraltarit dhe më 12 qershor kundër Gjeorgjisë.

“Më vjen keq për Yasen, por futbolli është i tillë. Unë do të jem trajner i Bullgarisë në këto dy ndeshje”, tha Ivanov për mediat vendase. Pas dy ndeshjeve në shtëpi të Ligës së Kombeve, Bullgaria ka vetëm një pikë, pesë pas Gjeorgjisë, kryesuese e Grupit 4 të Ligës C.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!