Shqipëria del huq me…Gjimshitin

Grupi 2 Liga B në Rejkjavik: Islandë-Shqipëri 1-1 (Torsteinston 49’/Seferi 30′)

Edi Reja debutoi me Islandën tri vite më parë teksa asokohe humbi 1-0 ndërsa sot skuadra shqiptare ia doli të marrë një barazim me gola 1-1.

Në fakt, Shqipëria nuk arrin të ruajë avantazhin e pjesës së parë ndërsa në start të së dytës një gabim i Gjimshitit në mbrojtje, bën që vendasit të barazojnë me Torsteinston 1-1.

Përpjekjet e kuqezinjëve për të rivendosur avantazhin nuk u konkretizuan asnjëherë. Edhe kur në fund Vrioni u vendos në fund përballë portierit.

Kështu, Shqipëria nis me një barazim, me grupin që mbetet i ekulibruar. E radhës Shqipëri- Izrael në 10 qershor në Arenën Kombëtare.

Ndërkaq Berat Gjimshiti ka pranuar gabimin fatal te goli i barazimit teksa pas takimit për Supersport ka deklaruar:

“Për mua është rezultat i keq. Në pjesën e dytë bëmë shumë gabime, te goli gabova unë, i kërkoj falje skuadrës. Teknikisht duhet ta kisha hequr topin më mirë. E kishim mundësinë ta fitonim ndeshjen. Ishin më agresivë, kemi shumë humbur duele, ata kishin më shumë vetëbesim në pjesën e dytë dhe krijuan më shumë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!