I kamur te Laçi, Ramos i hap punë…vetes


Lukas Ramos në foton shoqëruese duket qartë se ka patur luks financiar gjatë vitit pandemik 2021. Kostumi, orë dhe çantë dore, telefon, një bidon me ujë,banesë në Tiranë, tregues të jetës komode të një futbollisti në Shqipëri. Së bashku me Nuabuezën fotografuar nga Sportiim.al, pas një ndeshje në Laç.

Braziliani Lukas Ramos de Olivera mund të figurojë futbollisti i parë që fiton një gjyq me KF Laçin. Mesfushori 27 vjeçar nga Flamurtari i Vlorës iu bashkua kurbinasëve në 20 gusht 2020 duke debutuar me bardhezinjtë pikërisht në Europa League ndaj Keshla (0-0, 4-5 me penallti kaloi Laçi).

Një debutim aspak i denjë për lojtarin i cili penalizoi skuadrën në minutën e 72′ teksa u dëbua nga fusha me kartonin e dytë të vedhë. Më tej pozicioni i tij në formacionin kurbinas, parë konkurencën e madhe në mesfushë (Lushkja, Deliu, Shehu, Teko) erdhi duke u reduktuar.

Largimi i tij në ditën e parë të korrikut 2021 drejt Verias në Greqi u vesh me mister ndërsa në klub edhe pse jo zyrtaisht, shpreheshin se Ramos i kishte prerë në besë duke ikur natën. Madje përgjegjës për këtë arrati, veç lojtarit, eksponentë të klubit, konsideronin edhe ish trajnerin Marselo Troisi.

Ramos? Gjithçka do të kalojë në filtrat e gjyqeve ndërkombëtare, deklaronin te Laçi asokohe. Sot, sipas Panorama Sport, Ramos ka fituar gjyqin me Laçin dhe se klubi i detyrohet afro 32 mijë euro. Po kjo media sportive në numrin e sotëm zbardh mandatet e pagesave që finanaca kurbinase ka kaluar në llogarinë e brazilianit. Madje i njëjti burim thotë se KF Laçi e ka dërguar këtë çështje gjyqësore në KAS./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!