Vllaznia zyrtarisht në turin e dytë të CL

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, i ka drejtuar një letër urimi presidentit të KF Vllaznia, z.Alban Xhaferi, për suksesin në fitimin e Kupës së Shqipërisë duke i shprehur edhe vlerësimet maksimale për paraqitjen e skuadrës në këtë kompeticion.

Ndërkohë po sipas klubit shkodran, sot ka ardhur edhe shkresa zyrtare e cila e lidh skuadrën e Vllaznisë me turin e dytë të Conference League.

Shkresa nga UEFA i ka shkruar FSHF-së ndërsa kjo e fundit ia ka përcjellë klubit shkodran aty ku thuhet se ku Vllaznia, si fituese e Kupës, përfaqëson Shqipërinë e cila është e renditur në vendin e 41-të. Sipas rregullave të UEFA-s, kuqeblutë kalojë në turin e dytë të këtij kompeticioni, ndeshjet e të cilit do të luhen në datat 21 dhe 28 korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!