Tirana merr Albano Aleksin

Mesfushori fierak Albano Aleksi është zyrtarisht një lojtar i Tiranës.

Pas aventures me Teutën teksa i fitoi të gjithë trofetë Titull, Kupë dhe Superkupë shtatshkurtëri grintoz i bashkohet kampionëve në fuqi për një edicion.

Njoftimi:

“KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Albano Aleksi. Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin që e bën atë pjesë të bardhebluve për sezonin e ardhshëm. Mesfushori do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës. I urojmë mirëseardhjen në kampin e kampionëve”, shkruan klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!