Hysaj: Të shkojmë në play off

Së bashku me Gjasulën mbrojtësit Elseid Hysaj u shfaq sot para mediave për të folur lidhur me transfertën e Islandës në program më 6 qershor për Grupin 2 të Ligës B.

100% gati? – Ne e kemi për detyrë që të jemi gati kur na thërret Kombëtarja. Besoj se kam ardhur me shumë qejf, sepse me të vërtetë që jemi në fund të sezonit, por kemi një mundësi shumë të mirë për të ecur përpara me Kombëtaren dhe duhet të tregojmë që milirojmë (përmirësohemi) çdo ditë dhe më shumë dhe unë jam 100% gati, ashtu si dhe çunat besoj.

Keni nxjerrë mësime nga ato ndeshje që keni çeduar? – Besoj që u bëmë ca kohë që nuk luajmë kundër. Siç kemi luajtur dhe ndeshjen e fundit me Islandën, kemi treguar që dimë të luajmë më mirë. Dje pamë lojën e Islandës me Izraelin dhe pamë një skuadër që luante mbrapa dhe në kundërsulm. Kemi luajtur një ndeshje me Spanjën shumë të mirë, që tregon që niveli ynë është duke u rritur dhe më shumë.

Mungesa e Rusisë si mundësi apo presion? – Tre skuadra të forta, në një nivel gati të afërt. E shikojmë si një mundësi të vërtet. Rusia është një skuadër me nivel të lart. Tani që mungon kemi dhe më shumë mundësi për të kaluar grupin dhe të arrijmë “playoff”-in. Kemi një mundësi të madhe të artë që nuk duhet ta shpërdorojmë. Ne po e shohim si një dritare më shumë për të shkuar në “playoff”.

A jeni gati të dominojmë në lojë? – Siç e thashë, gjithë lojtarët që janë këtu në këtë moment kanë ardhur me qejf dhe 100% të fizikut. Kush vjen këtu tregon që do të luftojë dhe të ecë përpara me Kombëtaren. Besoj se jemi të gjithë gati për këtë ndeshje. Ne do shkojmë atje dhe të shohim si do të shkojë ndeshja. Nuk është se do të sulmojmë direkt. Duhet të analizojmë ndeshjen dhe të marrim më të mirën prej saj.

Kundër Islandës goli i parë me Kombëtaren… – Nuk e kam parë, unë pak gola kam bërë. Shpresoj që këtë ndeshje të kem një rast për të shënuar një gol tjetër, por nuk i dihet. Thjesht kam parë dje Islandën dhe ishim të koncentruar te loja që bënte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!