Gjasula: Nuk lejohen gabimet, 4 pikë janë mirë…

Së bashku me Hysajn mesfushori Klaus Gjasula u shfaq sot para mediave për të folur lidhur me transfertën e Islandës në program më 6 qershor për Grupin 2 të Ligës B.

Favoritët në grup?-“Unë nuk do thoja se jemi favorit ndaj Islandes dhe Izraelit, në të shkuarën ka qenë e vështirë me kombëtaret e vogla, jemi rritur si skuadër jam optimist qe do bëjmë paraqitje te mira.

Me sa pikë do të kënaqeshit në këtë grup?-“Varet si shkon ndeshja, por dhe me 4 pikë do ishim ne rregull. Do të shikojmë si do te shkoj kjo ndeshje e pare me pas do te shikojmë se çfarë mund te bëjmë. Do tentojmë të marrim pikë me Islandën pastaj do të mendojmë për të tjerat”.

Islanda?-“Ne e dimë që Islanda është një ekip shume fizik. Mbrojnë shumë mirë dhe luajnë me kundërsulme. Ne do të tentojmë të bëjmë lojën tonë. Nuk po luajmë kundër Spanjës ose ndonjë kombëtareje tjetër të madhe, do shikojmë veten tonë”.

Në Kombëtare, Asllani, do ta ndihmoni?-“Asllani është djalë i ri ka, shume talent. Është lojtar me shume kualitet, çdo lojtar shqiptar qe ka kualitet e presim se na ndihmon. Është mirë që lojtarët e talentuar të jenë me ne”.

Pritshmëritë?-“Të them të drejtën ne e dimë çfarë mundësish kemi ne këtë grup, nuk do kemi shumë presion e dimë se çfarë mund te fitojmë. Duhet te jemi optimist do të përpiqemi të japim maksimumin.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!