Dita e verdikteve të mëdha, Kupa dhe Play Out…
Dita e fundit e majit 2022 ofron dy ngjarje të mëdha në futbollin e luajtur shqiptar. Në majë, trofeu i 70-të i Kupës së Shqipërisë ndërsa në ‘Arenën Kombëtare’, me start orën 19:00, do të luhet finalja Vllaznia- Laçi.
Fituesi i trofeut shkon në turin e dytë të Ligës së Konferences ndërsa situata me kurbinasit fitues, lë jashë europe pikërish shkodranët. Si biletë e katërt nga Superiorja, në këtë rast do të shkonte Kukësi i vendit të katërt në renditjen e kampionatit.
Ndërkohë më herët në 17:00 finalja e biletës së fundit të Abissnet Superiore për sezonin futbollistik 2022-23. Egnatia-Korabi i Peshkopisë do të ndeshën me një takim të vetëm dhe sipas rregullores së FSHF-së, kjo ndeshje play-out zhvillohet në fushën e skuadrës së Superiores.
Kështu në Rrogozhinë do të vijë këtë pasdite edhe çertefikimi i skuadrës së dhjetë i formatit të edicionit të ri.
Sot:
Finale e Kupës së Shqipërisë:
19:00
Vllaznia- Laçi (në ‘Air Albania Stadium’)
Superiore, Play-Out:
17:00
Egnatia-Korabi (në Rrogozhinë)