Mbërrijnë arbitrat, Rozeti i shoqëron

Nga Rinasi për në Tiranë nuk kanë udhëtuar (vijojnë me densitet) vetëm tifozë nga Holanda dhe Roma por dhe paketa e plotë gjykuese e finales së ditës së mërkurë në ‘Air Albnia Stadium’.

Dje në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas zyrtarë të FSHF-së kanë pritur gjyqtarin kryesor nga Rumania, Istvan Kovacs, si dhe dy asistentët e tij, Vasile Florin Marinesku dhe Ovidiu Artene.

Në sistemin VAR janë përzgjedhur nga UEFA gjermanët Marko Fritz, Kristian Dingert dhe Bastian Dankert, të cilët gjithashtu dje kanë mbërritur në Tiranë.

Roberto Rozeti shefi i arbitrave në UEFA ka shoqëruar kastën gjykuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!