Mehmeti: Të kapim europen, nuk flas për vete

Tekniku: “Bileta europiane është në dorën tonë”

Nga Kastriti te Kastrioti Partizani në dhjetë takime ia ka dalë të marrë pesë fitore, katër barazime dhe vetëm një humbje.

Ecuria e mirë kombinuar me rivalet për zonën europiane ka rritur besimin te të kuqtë se kryeqytetasit domosdoshmërisht duhet të arrijnë objektivin minial, atë të Conference League. Nesër me fillim orën 17:00 për javën e 35, Partizani-Kastrioti në ‘Elbasan Arena’

Mehmeti në konference shtypi i thotë të gjitha.

Kastrioti – “Skuadrat kundërshtare kanë filozofi të ndryshme dhe do të na duhet që ndeaj Kastriotit të zgjidhim një mënyrë tjetër loje. Kastrioti është një skuadër që interpreton shumë mirë fazën difensive dhe do ta kemi me shumë vështirësi sesi do të shkojmë te porta e kundërshtarit. Jam fokusuar te skuadra ime, gjatë gjithë kampionatit jemi munduar që të shohim vetëm rivalin e radhës.”

Objektivi – “Çdo gjë është në dorën tonë, nesër nëse arrijmë të dalim fitimtar e kemi arritur objektivin minimal që ka pasur klubi. Në momentin që kam marrë në drejtim skuadrën në muajin janar, biseda ka qenë shumë normale dhe profesionale me presidentin dhe drejtorin sepse analizuam gjendjen e skuadrës që ishte në dy fazat e para dhe i gjithë objektivi ishte që ekipi të ndryshonte mentalitetin, mënyrën sesi e interpreton lojën që Partizani nuk e meritonte në ato situata kritike sepse kemi qenë tre pikë nga skuadrat që rrezikonin rënien.

Ka qenë një moment delikat sepse nëse nuk arrije pikët mund të kaloje në ngërç psikologjik dhe të merrte rrjedhë ndryshe rruga e Partizanit. Është pozitive që jemi pranë objektivit minimal që ka klubi sepse është një skuadër që shpenzon shumë për një objektiv që skuadra ka si titulli kampion, por futbolli është i paparashikueshëm.”

Forma – “Partizani gjatë gjithë kësaj jave kemi pasur oshilacione përsa i përket formës. Kalendari i ngjeshur me ndeshje çdo tre-katër ditë. Kemi rikuperuar Albion Markun, ka pasur lodhje dhe nuk ndihej mirë dhe për të mos e dërguar në një dëmtim menduam ta linim pushim me Egnatian. Kemi pasur shqetësime të vogla me Masangën, por sot do të vendosim edhe me stafin. Jemi të plotë si grup, por do ta vendos pas mbledhjes me stafin mjekësor.”

Ndeshja ndaj Kastriotit – “Të tilla skuadra që luftojnë për një objektiv, dhe Kastrioti që nuk ka asgjë për të humbur luajnë pa presion dhe e ka treguar që futbolli është i paparashikueshëm. Duke luajtur pa presion kundërshtari mund edhe të na dëmtojë sepse luajnë futbollin ashtu si ata duan ta interpretojnë.”

Herald Marku – “Çdo gjë lojtarët e kanë në dorë për tu bërë pjesë e formacionit ose jo. Herald Marku ka bërë diferencën sezonin e kaluar me Vllazninë, por nuk është se ishte në ritmin e duhur në stërvitje. Nëse një lojtar nuk më jep sinjalet e duhura apo në momentin që unë e fus në formacion dhe ai nuk paraqitet ashtu siç e meriton kjo fanellë, normalisht që ai do të marrë atë që meriton. Marku po paraqitet mirë tani dhe e meriton formacionin, për mua janë të gjithë lojtarët njësoj. Konkurrenca rrit edhe cilësinë.”

Tedi Cara – “Cara duhet të rritet shumë sepse është një djalë i ri dhe që të arrish të bësh diferencën nuk mund të bësh dy ndeshje shumë të mira dhe një ndeshje të shkosh te 20% i formës tënde, kjo tregon se ende nuk është rritur në aspektin e karakterit sportiv.”

Pankina dhe titullarët? – “Nuk mund të përgjigjem. Të fitojmë këtë ndeshje dhe të shohim pas ndeshjes ndaj Laçit. Për mua është maja e trajningut të stërvis Partizanin është hapi i madh në karrierë. Ndihet shumë i vlerësuar për këtë mundësi. Jam ose jo trajner i Partizanit, jam shumë krenar.”

Tifozeria – “Tifozeria jonë ka bërë maksimumin për këtë skuadër, por sjellja që ishte në derbi, besoj se nuk ishte në atë nivel që të merrnim këtë masë disiplinore kur tifozeritë e tjera kanë bërë shumë më tepër. Gjithsesi nëse e arrijmë këtë objektiv minimal, nuk ka vend për festë sepse ne nuk i festojmë të tilla objektivash. Partizani ka qenë shumë i hapur me mediat. Partizani ka një kompleks siç e meriton”

Komisioni i Disiplinës – “Komisionet dhe Drejtësia Sportive, drejtori e di më mirë sepse është pjesë teknike dhe ndoshta ai përballet me këto situata.”

Arbitrat – “Më shumë merrem me pjesën teknike, me dy penalltitë e padhëna. Janë ndeshje shumë të rëndësishme sepse janë katër skuadra që luftojnë për dy vende. Në ndeshjet ndaj Kukësit dhe derbit ndaj Tiranës, arbitrat duhet të bënin pak më shumë. Në Kukës jemi ndëshkuar me gjashtë kartona të verdhë dhe dy të kuq, ne jemi skuadër Fair-Play. Sipas moviolës që janë bërë pas derbit na janë mohuar dy penallti që ndikojnë në rezultat, ky është futbolli dhe shpresoj që gabimet të jenë njerëzore.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!