Skandali me përgjimet, Valencia reagon ashpër

Klubi: Drejtues të Valencias dhe Fundació VCF takohen për të promovuar solidaritet, akuzohen.

Presidenti aktual i Valencia CF, Anil Murthy (49) nga Singapori i zgjedhur nga Peter Lim si i pari i klubit, zbulon projektin e tij por flet dhe për çështje më të rëndësishme për të ardhmen e Valencias

Sipas klubit presidenti, në bisedat në të cilat Superdeporte ka pasur akses, zbulon informacione kapitale për të ardhmen sportive, ekonomike, aksionare dhe institucionale të klubit, duke përfshirë polemikat për Superkupën dhe finalen e Kupës së Mbretit, marrëdhënia e tij me Mateu Alemany apo tregun e transferimeve.

Duke përfshirë edhe pjesën për rinovimet e lojtarëve të rëndësishëm apo objektivat që ai ka vendosur dhe që kishte vetëm një vit më parë në operacione që nuk mundi t’i kryente dhe që do të dobësonin më tej skuadrën.

Më pas ‘Superdeportes’ publikon përgjime që sipas klubit bien ndesh me realitetin e për më tepër sipas Valencia CF janë të manipuluara.

Video e publikuar nga Superdeportes

Valencia i përgjigjet Superdeportes. Pas publikimit nga gazeta spanjolle të disa përgjimeve të presidentit Anil Murthy, klubi spanjoll doli me një deklaratë shumë të ashpër për shtyp për të sqaruar situatën:

Deklarata

“Audioja në fjalë daton nga një drekë e datës 27 prill me pesë sipërmarrës nga Valencia dhe Fundació VCF për të promovuar ngjarjen e solidaritetit “La Nit de València”. Këto audio janë manipuluar për të përcjellë ide të rreme dhe për të krijuar polemika.

‘Superdeporte’ i ka munguar seriozisht etika profesionale dhe ka shkelur privatësinë duke postuar audio jashtë kontekstit, të cilat i përkasin sferë private dhe të cilat janë regjistruar në mënyrë të paligjshme pa lejen e presidentit.

Kjo masë është pjesë e fushatës diskredituese të Valencias që gazeta e sipërpërmendur ka zhvilluar muajt e fundit. Stafet juridike të Valencias po studiojnë çfar ka ndodhur e për të marrë masat e duhura”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!