Totenhemi pa mëshirë, Real përcjell Levanten në Secunda

Totenhem shkërmoq Arsenalin në derbin e luajtur këtë mbrëmje në Londer. Dy herë Herri Kejn dhe një i tretë shënuar nga Song i dhanë tri pikë të arta skuadrës Spurs të drejtuar nga Antonio Konte.

Në fakt, ekipi me të cilin aktivizohet Granit Xhaka mbeti me një futbollist më pak ndërsa në të 33′-ën Holding u dëbua nga fusha pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Me dy javë nga fundi, Arsenal mban vendin e fundit që të dërgon në Champions por tani kërcënimi nga Totenhem bëhët real pasi diferenca shkurtohet në një pikë.

Ndërkohë në Spanjë zona e poshtme kthehet në intriguese. Fitorja e Sociedadit ndaj Kadiz 3-0 përpos pikëve që e vendosin ekipin bask te zona europane i ka dhënë një motiv më shumë ekipeve si Majoka, Granada pse jo dhe Alaves për të besuar te 2 javët e mbetura se shpëtimi mund të jetë i arritshëm.

Fitore e thellë e Vijarealit në Madrid me Vajekanon 1-5. Në kahun tjetër, Reali përcjell që në 45 ‘-së minuta (4-0) Levanten drejt ‘Secunda Division’ U mbyll 6-0./Sportiim.al./

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!