Vllaznia prezanton Josën

Xhaferi: “Nëse nuk shkojmë në europë dështim”. Josa në prezantim: “Futbollistët janë vegla pune”

Pas shkarkimit të Elvis Plori të dielën, sot presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, prezantoi trajerin e ri Mirel Josa.

Në fjalën e tij kreu i klubit shkodran vlerësoi figurën e Josës duke e konsideruar atë si ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptar. “Pa europë është dështim” thotë Xhaferi. Më tej shton se me Josën në krye të stafit teknik, skuadra kuqeblu, nis një cikël të ri futbollistik…

Më pas Mirel Josa iu përgjigj pytejeve të gazetarëve.

Rikthimi më i vështirë në Shkodër? -“Mirësejugjeta” nis 59 vjeçari i cili shton: “Më duket që sikur ka pak kohë i larguar pasi kur ju shoh ju (gazetarët red), kemi komuniku dhe herë tjetër. Kam ardhur pak me ndrojtje në 2006 kam ik kam ardhur dhe kjo eshte hera e tretë, unë gjithnjë ku kam punu me skuadrat e tjera kam ndjerë ngrohtësinë shkodrane.

Mu duk pak e çuditshme të merrja skuadrën me dy ndeshje kampionati dhe një finale Kupe në këto momente por kur bëhën ndyshime në skuadër, kryhen për të përmirësuar ato gabime që janë bërë qoftë nga skuadra, qoftë organizimi i skuadrës, kështu që erdha me dëshirë të madhe këtu.

Mbaron një epokë nis një tjetër por për mua nuk ka mbaruar akoma. Mbaron me 31 me finalen e Kupës. Duhet të rrisim entuziazmin në skuadër. E njoh Vllazninë edhe përpara se me shku te Laçi. Një skuadër që fundja më ka pëlqyer. Gjithsesi secili ka ato synimet e veta si do ta bëjë këtë skuadër që të marrë rezultatet e kërkuara.”

Çfarë do ndyshojë Josa te Vllaznia në këto dy ndeshje?-“Nuk ka gjëra për të ndyshuar. Mua më intereson që skuadra të jetë sa më kompakte. Pastaj se cfarë do të ndyshojë Josa, ju do ta shihni në kohë. Mund dhe të mos ndyshojë”.

Europa nga Kupa me Laçin?-“Në futboll nuk ka parashikime. Kam luajtur dy herë kundër Vllaznisë me Laçin, skuadra e Laçit është e mirë, një skuadër e fortë dhe ne duhet ta bëjmë vetën më të fortë sepse një ndeshje është ajo.

Të konsolidohemi përpara se të shkojmë te ndeshja finale e Kupës. Fillimisht do kem takimin e parë më futbollistët, me veglat e punës sepse futbollistët janë vegla pune tonat si trajnerë të cilat ne i hedhim në fushë sipas nevojave që ka skuadra. Kështu që nëse arrijmë te emërusi i përbashkët arrihen objektivët”.

Puna e trajnerit në Shqipëri? – Ky nuk është problem im. Të largohet një trajner nga një skuadër. Unë fola dhe thash nuk është vetëm faktori rezultat që mund të largojë, varen shumë gjëra. Edhe këtu, mbaron epoka, sepse edhe presidenti mërzitet me trajnerin dhe trajneri me presidentin.

Mund të jetë kjo arsyeja? – Edhe mund të jetë. Vetëm se atje ka stacione të tjera.

Stafi teknik? – Unë personalisht jam munduar që në çdo skuadër që të shkojë të mbajë njerëzit të cilit kam punuar. Të mbarojë këtë periudhë dhe më pas të shikojmë. Po të kesh shumë siguri, duhet të jesh shumë i kujdesshëm në çdo moment. Unë me futbollistët e kam programuar të flasë nesër.

Plani i Josës për Vllazninë? – Unë jam gati për këto ndeshjet e fundit. Pastaj gjërat e tjera dalëngadalë vijnë duke u parë.Nuk luhet futbolli duke i shpuar njerëzit me gjilpërë. Unë do t’i shohë aftësitë e futbollistëve.

Unë i kam parë më përpara kur kam qenë kundërshtarë ose kur kam qenë duke parë Vllazninë në tribuna. Kjo bëhet me bindje sepse futbollisti ka aftësitë për të bërë gjëra në fushën e lojës, qoftë dhe në dhomat e zhveshjes.

Hakmarrje në finale me Laçin? – Jo, fare. Madje e falënderoj për mundësinë që më dha për të njohur ambientin laçian. Ashtu është mësuar për të funksionuar ajo skuadër. Dhe ashtu do të vazhdojë të funksionojë.

Edhe Vllaznia ashtu do të fillojë të funksionojë. I kam dhënë një falënderim nëpërmjet gazetës “PanoramaSport” dhe vetëm kaq. E falënderoj Laçin sepse është hera e parë që flas që kur u largova.

Mirënjohja është një problem tjetër, për të cilin unë këtu në Shkodër  e kam pasur, qoftë me drejtuesit, qoftë nga drejtuesit e tjerë, qoftë nga tifozeria. Unë ambientin e kam të mirë. Problemi është që këtyre lojtarëve t’i marrim maksimumin” /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!