Siti zyrtarizon sulmuesin Haland

Babai i bomberit norvegjez ka luajtur me ‘Qytetarët’ në vitet 2000. Nga sot Erling i Sitit, bashkimi në korrik.

Erling Haland është një lojtar i ri i Mançester Sitit. Norvegjezi kishte mbyllur prej ditësh meekipin e Pep Goardiolës por vetëm sot klubi anglez e zyrtarizoi përmes kanaleve sociale:

“Është gjetur një marrëveshje me Borusia Dortmundin”. Sulmuesi norvegjez ka kaluar kontrollet mjekësore në qytetin anglez dhe është nisur menjëherë drejt Gjermanisë.

Mançester Siti mund të konfirmojë se kemi arritur një marrëveshje me Borusia Dortmund për transferimin e Haland në klub nga një korriku 2022. Detajet me lojtarin mbeten ende për t’u finalizuar.” njoftoi Siti.

Ndërkaq ‘Qytetarët’do të paguajnë 75 milionë eurot e klauzolës së lirimit në arkën e klubit gjerman duke mbyllur njëherë e mirë çështjën e një sulmuesi tipik në zonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!