Çelsi me pronar të ri, Tod Bohli sot në ‘Stamford Bridge’

Te Çelsi në Premier League zhvillimet për pronësinë e re të klubit janë intensive.

Sipas klubit një grup i udhëhequr nga Tod Bohli bashkëpronar i ekipit të Los Angeles Dodgers (bejsboll) MLB, e ka blerë paraprakisht Çelsin për një shumë marrëveshjeje prej 4.25 miliardë stërlina (e barabartë me 5.2 miliardë dollarë dhe afërsisht 4.9 miliardë euro).

Për të zyrtarizuar ofertën është vetë klubi londinez i cili duket se arkivon përfundimisht epokën e Abramoviç.

Ndërkaq Shefi ekzekutiv i ‘Eldridge Industries’ Bohli gjëndët në Londër që nga dita e premte teksa sot pritet të ndjekë nga tribuna e ‘Stamord Bridge’ duelin Çelsi- Uolves.

Njoftimi:

“Shitja do të finalizohet në fund të majit në pritje të të gjitha autorizimeve të nevojshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!