Arteta firmos kontratën e re me Arsenal

Mikel Arteta ka rinovuar kontratën me Arsenalin deri në vitin 2025. Këtë e ka bërë të ditur klubi londinez me një deklaratë zyrtare.

Spanjolli bask 40 vjeç, nisi punën te londinezët e që prej 20 dhjetorit 2019 në krye të ‘Topçinjëve’ ka fituar një Kupë FA dhe një ‘Community Shield’ në 2020.

Kështu ish zëvendësi i Pep Guardiolës te Siti nga 2016-19 ka arritur të sigurojë lidhjen e zgjatur me Arsenalin.

Klubi anglez shquhet për bashkëpunim me afate të shtrira në vite. Rasti Arsen Venger (1996-2018), mjafton të kuptohet se puna te Arsenal vlerësohet goxha.

Njoftimi i Klubit:

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Mikel Arteta dhe Jonas Eidevall kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin në Emirates Stadium.

Fjalët e teknikut bask:

“Jam i emocionuar, mirënjohës dhe me të vërtetë i lumtur sot”, tha Mikel pas nënshkrimit të kontratës, e cila zgjat deri në fund të sezonit 2024/25.

“Ne duam ta çojmë klubin në nivelin tjetër dhe të konkurrojmë vërtet me skuadrat më të mira. Për ta bërë këtë, ne duhet të luajmë në Ligën e Kampionëve.

Duhet të jemi në gjendje të evoluojmë skuadrën, të përmirësojmë lojtarët tanë, të përmirësojmë të gjitha departamentet, të krijojmë edhe më shumë lidhje me tifozët tanë.

Të përmirësojmë atmosferën në Emirates, të jemi në gjendje të rekrutojmë talentet më të mirë dhe njerëzit më të mirë për këtë klubl”, ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!