Miks… ‘Sportiim.al’

Klubi Çelsit pas problemëve me pronësinë, mund të përjashtohet nga Premier League sezonin e ardhshëm nëse nuk gjen blerës para 8 qershorit.

-Sipas ‘Dailymail’ ndeshja mes Murray dhe Xhokoviç për 1/8 e ‘Madrid Open’ u tërhoq nga kjo garë si pasojë e një sëmundjeje Tërheqja e tensitit Andy Murray i jep të drejtë Xhokoviçit të kalojë direkt në çerekfinale.

Trajneri i Romës Zhoze Murinjo, sapo ka mësuar se në ‘Olimpico’ sot për Roma- Lester do jenë 70 mijë mbështetës të skuadrës ku aktivizohet Marash Kaumbulla, ka lëshuar kushtrimin:

“I dua 70 mijë në fushë kundër 11vetëve”. Duke përçuar te të tijtë, ndjenjën e rëndësisë së një gjysmëfinaljeje të tillë të CL.

Seattle Sounders shpallet kampion i Amerikës Veriore dhe Qendrore. Një arritje historike për amerikanët, përfaqësuesit e parë të MLS ndërsa thyen hegjemoninë meksikane në kompeticion.

Fitorja 3-0 në aktin final të turneut ndaj Pumas me Sounders të cilët kualifikohen në Kupën e Botës për Klube 2022.

Gara e 5 e Botërorit në Formula 1 do të zhvillohet këtë fundajvë në Miami (SHBA). Nga skuderi të veçanta raportohet se në teste do aplikohen simulatorë të drejtimit të makinave. Konsideruar element themelor në përgatitjen e një fundjave garash. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!