Ballkani shtyn festën e titullit, e ndal Llapi

Për javën e 34-ët në Superligën e Kosovës sot në fushë tri duele.

Kryesfida editës u luajt në Podujevë me takimin Llapi- Ballkani i cilia përfundoi pa fitues 1-1. Ermal Krasniqi realizoi pas 17 minutave lojë për miqtë ndërsa në të 62′-ën barazoi për Llapin, Kastriot Selmani.

Suharekasit e teknikut Ilir Daja me 4 ndeshje deri në fund kanë nevojë për një pikë e cila do ti shpallte për herë të parë në histori kampion në Kosovë.

Ndërkaq, Malisheva fitoi ndaj Feronikelit në transfertë 0-2 ndërsa Drita barazoi në shtëpi ndaj Drenicës 1-1.

Java e 34 Kosovë:

Llapi- Ballkani 1-1

Drita- Drenica 1-1

Feronikeli- Malisheva 0-2

Dje:

Prishtina-Dukagjini 0-1

Ulpiana- Gjilani 0-4/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!