Kastrioti për një tjetër mrekulli, Vllaznia gati dëbimin e korçarëve…
‘Abissnet Superiore’ do të vijojë sot me dy takime të mbetura nga java e 31 e saj. Në Kamëz, Kastrioti vendas do të presë Egnatian në takimin e 4 sezonal mes tyre.
Krutanët me ecuri prej kampioni ndërsa vijnë pas 7 fitoreve dhe një barazimi në 8 sfidat e fundit, kanë surprizuar të “madh e të vogël” duke kapërcyer nga vendi i fundit e tabelës në pretendime për zonën e Conference League me 40 pikë.
Ecuri fantastike edhe për rrogozhinasit pasi në 5 ndeshjet e fundit kanë 3 fitore një humbje dhe një barazim për 34 pikë. Ndryshe nga Kastrioti, Egnatia lufton për t’i ikur zonës play out.
Ndërkohë Vllaznia do të presë Skënderbeun në ‘Loro Boriçi’. Në këtë takim shkodranët konisiderohen favoritë pasi jo vetëm kontigjenti por dhe objektivi janë tërësisht i ndryshëm nga ai i korparëve.
Skuadra e Gegës pozicionohet e fundit dhe vetëm matematika e mban në lojë. Për më tepër që firot apo mesazhet e dorëzimit e kanë shoqëruar javën e fundit./Erga Kenga/
16:45
Kastrioti- Egnatia
Vllaznia- Skënderbeu