Guardiola: Do jetë magjike, Reali ka përvojë

Trajneri i Mançester Sitit Pep Guardiola e njeh mjaft mirë Real Madridin me të cilin do duhet të përballet në dy takime prej të cilave do dalë emri i parë i finalistes së Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

Para takimit të sotëm në program për tu zhvilluar këtë mbrëmje në ‘Etihad’ (21:00) ndër të tjera spanjolli ka thënë:

Ajo që më pëlqen më shumë te ky Real është se dhe në vështirësi, në 0-3, ka lojtarë që nuknuk dorëzohen. Kjo është ajo që shpreh forcën e një ekipi të madh si Real Madrid.Në momentet pozitive gjërat shkojnë mirë dhe në ato negative bëjnë një hap përpara.

Për ne që jemi këtu për të dytën vit radhazi, ky është rasti të mësojmë nga lojtarë me përvojë, nga një ekip i nivelit si Real Madrid. Janë detajet që më bëjnë të them: ‘wow’.

Ka lojtarë që kërkojnë topin si Toni Kros, Karvajal, Alaba, Benzema dhe kjo është vlera e tyre. Kur flasin për fat… jo, nuk është ashtu. Ata dinë të luajnë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!