Ançeloti: Ndaj Sitit? Vendoset në ‘Bernabeu’

Pep- Karleto, dueli i “heshtur” i mbrëmjes. Në fushë dy të mëdhatë e kontinentit.

Sot me start orën 21:00 në ‘Etihad’ gjysmfinalja e parë e Ligës së Kampionëve. Mançester Siti- Real Madrid garanton një superduel me dy nga shkollat elitare të futbollit në këtë kompeticion.

Para ndeshjes trajneri italian i galaktikëve ka folur reth rëndësisë së ndeshjes ndërsa mes të tjerave ka thënë: “Historia e Real Madridit në këtë kompeticion ka rëndësi për ne. Ka më shumë se rivali ynë. Kjo histori e pasuruar ndër vite, i ndihmon lojtarët tanë të ndiejnë peshën e kësaj fanelle, e cila sigurisht është një peshë pozitive dhe jo negative”.

Fati i ndeshjes do të vendoset në rikthimin në Bernabeu. Dyshimi që kam është nëse do të luaj për tre sulmues apo do të përdor vetëm dy. Do të duhet të marr parasysh çdo aspekt, sepse Rodrigo po bën shumë mirë. Siç po bën dhe Kamavinga”.

Kjo ndeshje i është besuar një treshjeje rumune me kryesor Istvan Kovaç

Ndërkaq gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën në ‘Anfield’ ndërmjet Liverpulit dhe Vijarealit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!