Siti-Real, spektakli me gola, kualifikimi në Madrid

E vajtjes shoqërohet me gola të shumtë, fiton Siti 4-3

Askush nuk e vendosi në pikpëypetje spektaklin e takimit në Etihad për gjysmëfinalen e parë të Champions mes Sitit dhe Realit por në shifra ata duken mjaft të rëndë.

Sfida u hap me gol që në të dytën kur De Bryne u zhyt me kokë për të mundur Kurtuan, bashkëkombësin e tij belg që mbron porten madrilene.

Me Reali e përgjumur, ka sërish gol për vendasit në të 11-tën kur Zhezus pas gabimit të mbojtësit Alaba bën të 2-in për qytetarët.

Më pas, reagon Reali dhe pas një harkimi nga e majta, Benzema realizon një kryeveper duke goditur fluturimthi për 2-1.

Në pjesën e dytë, Mançester Siti i dërgon në tre golat me Foden kur luhej e 53′. Pas pak në të 55′-ën, Vinicius shkurton sërish shifrat për ekipin e Ançelotit që gjithësesi pëson të 4-tin me Bernado Silven në të 74′.

Por kandidati potencial për të fituar Topin e Artë 2022 Karim Benzema shënon për 4-3 nga penalltia teksa në lojë ishin edhe 8 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!