Junajtid zyrtarizon Ten Hag , Ronaldo në krye të listës në dalje

Ten Hag do të transferohet nga Ajaks te Mançester Junajtidit më 1 korrik 2022. “Do jap maksimumin te Ajaks deri në fund qëndrimit në Amsterdam”, garantoi trajneri tifozët holandezë.

Erik ten Hag është trajneri i ri i Manchester United. Ai do të jetë tekniku i Djajve të Kuq për të rindërtuar skudrëne re që tani është tani në duart e Ralf Rangnikk. Holandezi 52-vjeçar do të jetë në Old Trafford deri më 30 qershor 2025.

Kush do të mbetet nga skuadra? Kush do të largohet? Sigurisht që thelbi kryesor është Kristiano Ronaldo, i cili ka edhe një vit në kontratën e tij, por që mund të thotë lamtumirë në mënyrë sensacionale, sepse për nga karakteristikat dhe ‘lloji’ e lojtarit duket se është e kundërta e filozofisë së holandezit.

Lamtumirë për Edinson Kavanin, i cili po ashtu skadon dhe po ashtu Xhezi Lingard dhe Juan Mata. Jo vetëm kaq: Markus Rashford ka kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe nëse nuk e rinovon, mund të thotë lamtumirë.

Por larg Junajtid edhe Pol Pogba për të cilin dje u tha se erdhmja mbetet PSG. Nemanja Matiç ka javë që ka deklaruar largimin në verë. Diogo Dalot në ikje por një sy edhe nga portieri De Gea kontrata e të cilit skadon në 2023. Shkurt, firma e Ten Hag i ngjan një firme “revolucioni” te skuadra e famshme angleze..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!