Anfield/ Minuta e 7-të për Ronaldon, Liverpul…

Mbështetësit e Liverpulit kënduan himnin e klubit, ‘You’ll Never Walk Alone’. Gari Nevil, duke komentuar për Sky Sports, tha: “Ishte një ndjenjë masive plot klas nga Liverpul”.

Në fushë Liverpul-Mançester Junajtid mbyllet 4-0 por tej shifrave të një dueli i gjithi spektakolar, dukuria e minutës së 7-të impresionuese.

E gjithë mbështejta e ‘Anfield’ për Kristiano Ronaldon që po përjeton një nga momentet më të vështira të jetës së tij, pas humbjes së jetës së njërit prej binjakëve në momentin e lindjes së partneres së tij Xheorxhina Rodriguez.

I gjithë stadiumi u bashkua në një duartrokitje të gjatë për t’i dhënë mbështetjen e tyre për kampionin e Mançester Junajtid i cili nuk është në formacion por as në stol. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!