Plusvalenca/ ‘Kiss Kiss’: Gjobë Napolit, përjashtim presidentit…

Sipas Radios napolitane skuadra dhe presidenti i Napolit janë objekt i Prokurorit Federal për fitime kapitale.

Prokurori Federal pati shtyrë për kundërvajtje administrative Juventus, Sampdoria, Napoli, Pro Vercelli, Genoa, Parma, Pisa, Empoli, Chievo Verona, Novara dhe Pescara.

Sipas aktakuzës, klubet akuzohen për “fitimet kapitale dhe të drejtat për shërbimet e lojtarëve për vlera që tejkalojnë ato të lejuarat në një masë që do të ndikonte në kërkesat federale për lëshimin e Licensës Kombëtare. Edhe 61 persona.

Ndërkaq sipas një postimi në Twitter nga Radio Kiss Kiss Napoli’, Prokurori Federal ka kërkuar 392 mijë euro gjobë për Napolin dhe 11 muaj e 5 ditë ndalim për Aurelio De Laurentis.

Ndërkaq pritet të zbardhen edhe situatat me klubet e tjera listuar në këtë kundërvajtje administrative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!