Shkarkohet Broki, Viçenca…

Kristian Broki ish-futbollisti i famshëm i Interit, Milanit, Fiorentinës, Lacios dhe kombëtares italiane u shkarkua mbrëmjen e sotme nga klubi i Viçencës në Seria B.

Njoftimi i klubit:

“Klubi LR Vicenza njofton se sot z. Cristian Brocchi është liruar nga posti i trajnerit të ekipit të parë.

Në të njëjtën kohë, nga detyra janë liruar edhe bashkëpunëtorët e tij teknikë. Klubi dëshiron të falënderojë z. Brocchi dhe stafin për përkushtimin, seriozitetin dhe angazhimin e tyre në muajt e fundit dhe i uron atyre më të mirat për të ardhmen e tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!