Andrea Marko: Dinamo ka rënë nga Superiorja

Marko: Situata e Dinamos? ‘Nuk dal dot në rrugë’

Ish legjenda e Dinamos në vitet 1980-90 Andrea Marko në një lidhje direkte me Rubrikën Sportive të moderatores Erga Kenga në Radio Tirana këtë pasdite, i ka bërë një rezyme të shpejtë gjëndjes kaotike Dinamos së Tiranës.

Duket se sot klubi 18 herë kampion i vendit, rikthyer pas 9 edicionëve nga inferiorët, i ka ‘larë duart’ me Abissnet Superiore’. Humbja me Kastriotin (0-1) ka pezamtuar të gjithë në kampin blu. Skuadra e Vanolit pas 28 javëve mban vendin e parafundit me 23 pikë.

Ndër të tjera Marko:

Goditje e fortë një moment tepër delikat. Nuk besoj te matematika eshte ngushëlluese. Historiku dhe pjesa e emblemës kanë peshën e tyre, lojtarët duhet ta dinë se cfar fanelle mbajnë veshur.

Por dhe largimii ghatë apo zullumet me organizimin, stafet, menyra se si skuadra përfaqësohet në kampionat. Nuk kam menduar kurrë se Dinamo lufton për mbijetesë. Dy ndeshjet me Egnatian dhe Krujën të humbura, e shoh Dinamon të rënë në Kategori të Parë.

Momenti delikat ndërsa në fund të tunelit nuk ka dritë. Sejdini (ish- trajneri blu) ka deklaruar para ca kohëve se “Dinamon e mbaja në Superiore me ca kamarjerë’. Por jeta vijon. Të rimbursojmë forcën e të ruajmë atë që Dinamo ka, anën e mirë.

Europa?

Katër-pesë skuadra. Laçi që ka vite të tëra që merr pjesë rregullisht, më vjen keq për Skënderbeun që është drejt rënjës. Vllaznia po e sheh me dylbi europën. Tirana, Laçi, Kukësi dhe Partizani janë skuadrat që i shoh në kupat e Europës. Vllaznia duhet të mundë Partizanin në Kupë për të tentuar Europën”. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!