Laçi udhëton drejt Shkodrës, ‘Duro 2’ gati…

Shpëtim Duro në kërkim të fitores së 200 personale. Ky është raporti i teknikut të Laçit me fitoret si trajner në ekipet e shumta që ka drejtuar deri tani.

Me nofkën “Duro 2” te bardhezinjtë, ai do të nisë rrugëtimin e ri ndaj kuqebluve teksa me Laçin e asaj kohe, shkroi historinë e klubit kurbinas duke e udhëhequr atë deri në turin e tretë të Conference League.

Prej dy ditëve në Pezë duke parë e orientuar grupin shumicën e të cilëve i ka piketuar vetë në të shkuarën. Nesër në Shkodër për t’u ndeshur me Vllazninë. Debutimi numër 2 sikundër vitin e kaluar ndaj Teutës (1-1) në transfertë.

Sakaq te Laçi zyrtarisht mungesa të radhës do të jenë Zarubica i dëmtuar dhe Ignjaoviç i pezulluar për kartonë.

Skuadra dhe stafet që e shoqërojnë fill pas seancës së sotme është nisur drejt Shkodres për tu akomuduar në regjimin para takimit të ditës së shtunë me Vllazninë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!