Kukësi ndjen lodhjen, Egnatia e mbërrin me Imerin

Kukësi- Egnatia 1-1 (Gj. Taipi 33′ / Imeri 78′)

Kukësi në minutën e 88′ me Lulaj shënon me kokë, por VAR e cilëson si të parregullt pasi mbrojtësi ka prekur fillimisht me dorë. Festë e munguar.

Kukësi pas një pjese të parë brilante ndërsa shënoi një supergol me Gjelbrim Taipin në të 33′ pas topit të kthyer nga shtylla pas asaj predhe të Ndrecës, zhbëhët në të dytën teksa Egnatia e barazon dhe i merr një pikë.

Në këtë fraksion, skuadra e Egnatias udhëtuese në Kamëz me verilindorët pritës në kalendar arriti të balancojë edhe shtyllat por fatale për skuadrën e ramadanit mbetet minuta e 83′-të kur Pedro Augusto me portën bosh nga jashtë zone goditi mbi tra.

Ndërkaq pati tension jo vetëm në fushë por dhe në pankina e tribuna.Në fund Kukësi shkon në kuoton e 45 pikëve ndërkohë që rrogozhinasit kapin krutanët në pikë 31.

Në minutën e 89′ Bruno Lulaj shënon me kokë nga një goditje dënimi, por VAR e cilëson si të parregullt pasi mbrojtësi i verilindorëve ka realizuar me dorë.

Me këtë barazim Kukësi mban vendin e 3 në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Egnatia merr një pikësh me aromë “mbijetese” ku renditet në vendin e 7 në kuotën e 31 pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!