Nis ‘Turi i Paqes’, Shahtjor mblidhet në Stamboll

E gjithë bota sportive është solidarizuar me Ukrainën shtet dhe sport. Pas më shumë se një muaj nga pushtimi ushtarak rus, faktorë të botës së futbollit marrin nismën e “tour della pace”.

44 ditë pas fillimit të luftës, Shahtjor Donjetsk pritet të grumbullohet në Stamboll të Turqisë për të rifilluar aktivitetet futbollistike. Larg Ukrainës, rifillimi i stërvitjeve, për ekipin e Donbas, duket një shenjë pozitive.

Stafi nuk do të jetë i plotë: do të mungojnë shumë të huaj (anësori Teté është në Lion, mbrojtësi Vinicius Tobias në Real dhe shumë të tjerë janë në Amerikën e Jugut), të cilët tani nuk duan të rikthehën në Europë.

Megjithatë, grupit do t’i shtohen lojtarë të tjerë, nga ekipet e të rinjve apo të huazuar te ekipet e tjera, të cilët kanë mbetur në shtëpi gjatë fillimit të luftës.

Qëllimi është të rifillojë përgatitjet për një raund miqësor për Europën, i riemërtuar “turi i paqes”. Ndërkaq ka shumë kandidatë për të luajtur një ndeshje me skuadrën nga Donjetsku.

Të konfirmuar për momentin janë Beshiktash (13 prill) dhe Fenerbahçe (19 prill). Datat e takimeve të tjera me Lacion, Seviljen, Hajduk Splitin dhe PSG-në ende nuk janë zyrtarizuar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!