Ukraina në luftë, luhet Dinamo Kiev-Sporting

Të enjten, skuadra e të rinjëve (Youth League) deri në 19 vjeç e vendit të përfshirë në luftë pas agresionit ushtarak nga Rusia që nga 24 shkurti, do luajë në Bukuresht.

Dynamo Kiev – Sporting Lisbonë për Ligën e të rinjve do të luhet në stadiumin Rapid Ground të Bukureshtit në Rumani.Ndeshja e Youth League në program të enjten në orën 14:00.

Hyrja për këtë takim special do të jetë falas ndërsa fansat do të mund të dhurojnë sipas dëshirës ndihmë për viktimat e luftës në Ukrainë.

Ka rezultuar një inisitaivë e Federatës rumune FA, dhe legjendës së trajningut Mircea Luçescu të cilët në bashkëpunim me UEFA-an dhe klubin e Rapid Bukureshtit bënë të mundur takimin.

Pritet me mjaft interes nga i gjithë faktori sportiv por dhe ai politik për të parë edhe mesazhet eventuale që do të jepen nga ai takim zyrtar i UEFA-s /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!