Ibra gati, Suedia e fton për…Botëror
Pas një muaji stop sulmuesi skandinav është rikthyer si alternativë e Piolit në Seria A. E fton edhe kombëtarja suedeze për duelin play off me Republikën Çeke
Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç figuron në listën e 25 të thirrurve nga trajneri suedez Janne Andersson për play-offin botëror kundër Republikës Çeke.
Edhe pse këtë sezon kaloi më shumë kohë në infermieri sesa në fushë (21 paraqitje në total dhe 8 gola), Suedia nuk po heq dorë nga karizma, klasi dhe përvoja e sulmuesit 40-vjeçar të AC Milan. Paraqitja e tij e fundit daton në 14 nëntor 2021, 17 minuta në disfatën kundër Spanjës që e detyroi kombëtaren skandinave në play-off.
Për golin e tij të fundit, ai duhet të shkojë në 17 Nëntor 2015, një dopietë në play-off për kualifikimin për Euro 2016 të shkurtuar në Danimarkë.
Egjëndur në Grupin B, Suedia do të përballet me Republikën Çeke në Friends Arena në Solna më 24 mars dhe nëse fiton perballet me Poloninë më 29 mars. Fitiesi shkon në ‘Katar 2022’.
Lista e Suedisë: