Plori: Ndaj Kastriotit jo e lehtë (video)

“Kemi mjaft punë për të bërë te skuadra jonë dhe të përqëndrohemi te Vllaznia”. Kështu e ka mbyllur deklaratën e tij para mediave sot trajneri i Vllaznisë Elvis Plori teksa ka dhënë përgjigje jo vetëm deklaratës së trajnerit të Kukësit (lexo poshtë) por dhe atyre pyetjeve të tjera në prag të duelit me Kastriotin të hënën në Shkoder (17:45)

Plori:

Post zhurmës Partizani entuziazmi – “Nuk është hera e parë kur na japin goditje. Erdhi në një moment kur kishim shumë mungesa.

Kastrioti skuadra më në formë-“Ndeshja duhet vlerësuar, Kastrioti ka bërë mirë dhe nuk ka humbur. Ka pësuar rritje. Lojtarët tanë e kanë vlerësuar këtë ndeshje. Nuk është e lehtë.”

Pozitive rikthimi i Gurishtës – “Nuk është i gatshëm të fillojë ndeshjen, është bashkuar me grupin, por nuk është në 100%. Them do të jetë gati vetëm javës tjetër do jetë gati për nga minuta e parë.

Kërkesa në FSHF për arbitrat – “Unë dua të qetësoj lojtarët, që mos e kenë mendjen te ata. Kam deklaruar pas ndeshjes se duhet ta gjejmë si pikë të fortë për motivim, goli i anuluar mos na bëjë pesimistë, të jemi optimistë për fitore.

Objektivat dhe arbitrat-” Këtë vit arbitrat kanë gabuar shumë, kanë qenë flagrante rastet që kanë ndikuar në rezultat. Edhe ne kemi pasur gabime, të punojmë për makimumin. Partizani le të shërbejë për optimizëm”

Keni menduar të tërhiqeni nga fusha për gabimet arbitrare– “Jo, kjo është e fundit. Është një pyetje që nuk më takon ta them. Jemi profesionista dhe na duhen pikët. Nuk kam qejf të merrem me asnjë trajner tjetër, kemi punë për të bërë dhe të përqëndrohemi vetëm në ekipin tonë.”

Longo (Kukësi) është shprehur se nuk ka frikë nga Vllaznia për vendin e tretë-“E përgëzoj për punën që ka bërë këtë vit te Kukësi por nuk kam dëshirë të merrem as me Longon e as me një trajner tjetër. Them se kemi mjaft punë për të bërë te skuadra jonë dhe të përqëndrohemi te Vllaznia”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!