Dështon Dinamo, “nëndetësja”, mbytja fatale

Java e 27-të: Dinamo- Egnatia 0-2 (Ademi 44′, Pedro Augusto 90′)

Dinamon e përpin “stuhia” ndërsa në ndeshjen e sotme në ‘Elbasan Arena’ ndaj Egnatias u mund 0-2. Një dështim spektakolar i bluve që sikundër me Shkëmbin e Devollin edhe me Vanolin në stol, nuk arrin të ngrihet.

Vendi i parafundit në tabelë shkon në ‘respekt’ të atij “moçali” të krijuar në vijimësi te njëra nga skuadrat elitare të futbollit shqiptar.

Loja apatike e mbi të gjitha bërja lëmsh e formacionit ndërsa asnjëherë nuk po shihet një grup ideal. Vanoli tha dje në konferencë se ka patur kohë ti njohë futbollistët por kur sheh se në start të takimit nuk ka emra të tillë si Imami, Sofranak, Mihana, Demiri, Denisson etj, vetiu medja shkon te ai termi…”moçal”.

Egnatia falë një Ilirid Ademi dhe Pedro Augusto, autorë të golave, por dhe Krasniqit me shokë, ia del të marrë tri pikë e të ngjitet në tabelë duke shkuar te 30 pikë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!