Llogaritë mënjanë, faza e tretë dha direktivat

Tri fazat e segmentit me 4 të tilla e edicionit 2021-2022 ka folur mjaftueshëm në të dhëna teknike.

Tirana kryesuese me 60 pikë, gati të presë finishin numër 26-të. Titulli i kampionit, pritet të vijë gjatë ‘Ramazanit’.

Laçi, provë delikate me Vllazninë. Dy skuadrat luftojnë në dy fronte. Në Kupë të dy klubet të avantazhuara nga ndeshjet e para. Në kampionat bardhezinjtë pasi afruan Duron në pankinë, kanë nevojë për pikët europiane.

Kukësi asnjëherë nuk u shfaq i ‘stabilizuar’. Gjithësesi me kualitetet që zotëron do të tentojë vendin e dytë. Fundja prej një dekade e ka patur “pronë”. Edicionin tjetër mund të heqë dorë nga ky ‘ves’. Rikthehet në ‘Kukës Arena’.

Vllaznia këto dy vitet e fundit ndërsa pati sukses me dyshen Brdariç-Plori i dha panaromimin e duhur Superiores. Javët e fundit ka zhgënjyer ndërsa europa nga kampionati vendoset në pikëpyetje. Plori t’ju thotë futbollistëve atë që i ka thënë në “vesh” prej dy viteve Tomasit gjerman. Strategjitë fituese…

Partizani ka rritje dhe fakti që dje u stervit në kompleksin e ri sportiv në Tufinë rrit adrenalinën te vetë grupi i kuq i Mehmetit. Rivalet e zonës Conference League nuk janë larg. Nga kampionati dhe Kupa.

Teuta ka thyer të gjitha parashikimet. Për keq. 32 pikë në kampionat 2 më shumë se zona e kuqe dhe me një këmbë jashtë Kupe (ka humbur të vajtjes 1-2 në Durrës me Laçin).

Kastrioti me pamje të “frikshme”. 19 pikë në një fazë, nga 27 të mundëshme e bëjnë ekipin krutan favorti pët të shpëtuar.

Egnatia në “duel” me Kastriotin për ti ikur Play-off-it. Rrogozhinasit kanë gjetur Pedro Auguston goleador. Kanë stof për të mos rrezikuar kategorinë. E treguan me Dinamon në përballjen direke.

Dinamo këtë javë “mëson” verdiktin final. Pret Kastriotin në Elbasan.

Skënderbeu shpreson për të shpëtuar edicionin. Këtë e thonë vetë korçarët dhe trajneri Gega. Kur besojnë ata, diçka dinë…


Të shtunën Kukësi-Egnatia në Kamëz hap zyrtarisht fazën e katërt ose javën e 28-të Abissnet Superiore të edicionit të 83-të të futbollit elitar në Shqipëri. Pasojnë po të shtunën Vllaznia-Laçi në ‘Loro Boriçi’ dhe Partizani-Teutanë ‘Elbasan Arena’.

Ndërkaq të dielën në 16:45, përballja delikate në stadiumin ‘Skënderbeu’ mes Skënderbeut vendas dhe Tiranës. Aty ku një humbje e bardhekuqëve e dërgon praktikisht një kategori më poshtë.

Dinamo- Kastrioti në program për t’u zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ ditën e hënë me start orën 14:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!