Rikthehet kampionati, në fushë edhe inferiorët

Java e 27-të Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë me javën e 25-të do të nisë që nesër e shtunë 2 prill. Pas ndërprerjes së kampionatëve për shkak të miqësorëve të Kombëtares, dy gjysmëfinaleve të Kupës, radha i takon kometicionit më të madh futbollistik në vend Abissnet Superiore.
Në Rrogozhinë, me start orën 13:45 Kukësi -Tirana në prologun e javës së fundit të fazës së tretë. Në dukje një finale e denjë për të dy klubet.
Kukësi kërkon europën dhe një dështim ndaj bardhebluve do të thotë një shans më shumë për ekipe si Vllaznia e Partizani në tentativë për të kapur vendin e tretë.Tirana do pikët që i sigurojnë sa më shpejt titullin e 26-të.
Pak orë më vonë në ‘Elbasan Arena’, Dinamo në finalen e parë të zonës së ftohtë të renditjes. Vanoli me të tijtë pritet ti kthjenë në beteja të mëdha sportive javët deri në fund të sezonit. Blutë presin Egnatian e cila pozicionohet 4 pikë mbi ekipin kryeqytetas.
Sakaq po të shtunën do të zhvillohet java e 25 e Kategorisë së Parë. Me 6 javë nga fundi dhe me 100% të skuadrave me objektivë konkretë, gara më e nxehtë se kurrë.
Intersant fakti ndërsa në këtë pikë të kampionatit inferior, nga vendi i parë deri te i 18-ti besojnë në realitetin e mundësive për ngjitje dhe për të shpëtuar kategorinë. Për t’u kapërcyer situata me erërat e forta të ditëve të fundit. Në Shqipërinë e mesme dhe në jug të vendit…
E shtunë 02/04/2022:
13:45 Kukësi- Tirana (në Rrogozhinë)
16:45 Dinamo- Egnatia (në Elbasan)
E diel 03/04/2022:
16:45 Teuta- Skënderbeu
E hënë 04/04/2022
17:45 Partizani- Laçi (në Elbasan)
17:45 Vllaznia-Kastrioti
Kategoria e Parë, java e 25-të:
Të shtunën ora 15:00
Turbina-Apolonia
Bylis-Shkumbini
Besëlidhja- Maliqi
Butrinti- Tomori
Korabi- Lushnja
Pogradeci- Vora
Burreli-Erzeni
Të dielën:
15.00 Besa-Tërbuni (Luz i Vogël) /Përgatiti: Erga Kenga/