Kalaja shfaqet me ‘look’ suedez…

Shkodrani 26 vjeçar ishte në provë me LSK prej javësh. Një ditë para mbylljes së merkatos firmos për Ljungskile

Në 4 janar Vllaznia njoftoi zyrtarisht se kishte ndërprerë bashkpunimin me sulmuesin Arlind Kalaja. Sulmuesi shkodran u tha se do të udhëtonte drejt Suedisë për një jetë ndryshe dhe karrierë sportive në vemendje.

Ndërkaq pas një pauze pa lajme, vetë sulmuesi anësor ka njoftuar se ka firmosur me Ljungskile ekip që militon në nivelin e tretë suedez.

Kalaja është prezantuar ditën e sotme te Ljungskile ndërsa më pas ka postuar lajmin në rrjete.

Por edhe trajneri i Ljungskile, Erik Lund, ka deklaruar:

Lund:“Kënaqesi të kesh në skuadër një sulmues të tillë lozonjar. Më vjen mirë që kemi afruar një lojtar si Arlind Kalaja. Ai na mundëson shumë opsione nësulm dhe besoj se skuadra është përmirësuar cilësisht”.

Sakaq kampionati për Divizionin 1 Sodra starton javën e parë të prillit. Ljungskile SK javën e parë viziton Lindome GIF (4 prill)./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!