Stuhia shëmb “Loni Papuçiu”-n…

Situatë kaotike edhe me Orikumin në një seancë përgatitore në Kalçeto.

Era e fortë e ditës së sotme “merr përpara” Vlorën dhe Fierin. Raportohet se stuhia ka dëmtuar një kalçeto ku stërvitej Orikumi i Kategorisë së Dytë por alarmante shkatërrimi një pjesë të stadiumit “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit.

Një pjesë e tendës kryesore e stadiumit është rrezuar plotësisht si pasojë e fuqisë së madhe të erës.

Situata e shkaktuar ka lënë të bllokuar një segment rruge në afërsi të stadiumit. Për më tepër që konsiderohet si rrezik potencial për qytetarët për shkak të strukturës metalike të shkëputur së bashku me tendën.

Për momentin raportohet se nuk ka të lënduar por situata ende nuk është vënë nën kontroll. Në këtë impiant kanë vajtur menjëherë njësitë e specializuara të cilat po monitorojnë situatën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!