Tym pranë pistës se Jedahut, Formula 1 në alarm

Gara e së dielës e Formula 1 në Arabinë Saudite vihet në rrezik….

Tension dhe ankth në Jedah, ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e dytë e kampionatit botëror të Formula 1.

Pak minuta para fillimit të seancës së parë të provave të lira një kolonë tymi u ngrit 20 kilometra larg pistës. Një sinjal se diçka jashtë piste nuk shkon në mënyrën e duhur.

Siç raportohet nga disa gazetarë në Arabi, duket se kemi të bëjmë me një sulm të ri nga grupi Houthi i Jemenit në një fabrikë nafte Aramco. Ky është një tjetër sulm me raketa kundër strukturave të kompanisë kombëtare të hidrokarbureve saudite e cila më 20 mars u sulmua nga vetë milicët.

Pasi u njoftua për incidentin, F1 u mblodh (krerët) për të pritur komunikimin zyrtar nga autoritetet kompetente për pjesën tjetër të fundjavës arabe./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!