Rekordi/ Hamilton 16 vite në podium, kalon Shumin…

Luis Hamilton në GP në Bahrein ka vendosur një rekord të ri. Sigurisht që nuk e priste para garës së zhvilluar dje në Sakhir.

Në inferioritet ndaj Ferrarit dhe Red Bull, teksa makina aktuale nuk “përgjigjet”, Mercedes, u llogarit të vinte i pesti në finish.

Megjithatë zhvillimet me Verstapen jashtë kur në lojë ishin 4 xhiro, sollën që Hamilton arriti i treti dhe u ngjit në podium duke u rendituar pas dy ferraristëve Leklerk dhe Sainz.

Por në garën individuale te rekordeve me legjendën e tërhequr nga F1 Majkell Shumaker (7 tituj) britaniku e kaloi dje gjermanin në një tjetër statistikë.

Me vendin e tretë në Bahrein, ai u bë piloti i vetëm në historinë e Formula 1 që arriti të paktën një pozicion në podium për gjashtëmbëdhjetë sezone radhazi.

Një rekord i ri për anglezin 37 vjeçar i cili së bashku me skuderinë prioritet ka tani të punojë për të përmirësuar W13. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!