Brozoviç zgjat kontratën me Interin

Mbërriti në janar të 2015-ës te zikaltërit, Marcelo Brozoviç zgjat kontratën me Interin.

Kroati Marcelo Brozoviç shuan të gjithë zërat për një largim nga Interi. I ardhur nga Dinamo Zagreb mesfushori mbetet një lojtar i pazëvendësueshëm për klubin nga Milano.

Edhe pse pati oferta të shumta nga klube si Liverpul apo Bajern ai ka vendosur të qëndrojë zikaltër deri në vitin 2026.

29 vjeçari ka shënuar 26 gola e dhënë 35 asiste në 279 prezenca. /Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!